Lajme

Një motoçiklist përplaset me një veturë në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 09 July 2020

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, pasditen e së enjtes.

Lajmin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjejësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera