Lajme

Një Komision parlamentar sot shqyrton projektligjet për pastrimin e parave dhe buxhetin e këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 15 Tetor 2026

Në ambientet e Kuvendit, me fillim nga ora 09:30, do të mblidhet Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim.

Në rend të ditës janë 7 pika, teksa vëmendje merr shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, si dhe i atij mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e këtij viti.

Ky është rendi i plotë i ditës:

-Advertisement-

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 06.10.2026;

3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

4.    Shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit;

5.    Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026;

6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

7.    Të ndryshme.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy