Lajme

Një këmbësore goditet për vdẹkje nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 24 August 2024

Një person ka vdekur të shtunën mbrëma pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se këmbësorja është goditur nga një automjet në lëvizje rreth orës 20:20.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar edhe ngasësja e automjetit e cila është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera