Lajme

Një iranian tenton të udhëtojë me dokumente të dikujt tjetër në aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 16 August 2023

Një person (iranian) ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës, duke prezantuar pasaportën e dikujt tjetër.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se fjala është për një iranian i cili kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të Uruguait.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.

-Advertisement-

“Aeroporti i Prishtinës 15.08.2023-20:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër. I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera