Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 10 January 2023

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë – Prizren, në Vërmicë.

Këtë e pëe Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka deklaruar se dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

-Advertisement-

“Pas angazhimeve  në teren është konstatuar se në kilometrin e 10 te Autostradës “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtine-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet.

Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipa mjekësore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona te tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera