Lajme

“Një i shtrirë në QKUK me antiplumb”, një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat me armë mes Sekiraqëve dhe Capave

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 01 September 2024

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash.

Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kallash.

-Advertisement-

Dyshohet se edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç mëson Gazeta Sinjali, njëri nga ta është dërguar me antiplumb në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me lëndime në gjoks dhe kokë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera