Lajme

Një i mitur ther me thikë bashkëmoshatarin e tij në Pejë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 Tetor 2026

Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në Pejë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se një i mitur është therur nga një i mitur tjetër.

Viktima është trajtuar në emergjencë që të spitalit në Pejë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari është arrestuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Elezaj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy