Lajme

Një hap më afër liberalizimit të vizave, Bislimi: Jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 20 December 2022

Ambasadorët e Këshillit të BE-së sot kanë aprovuar tekstin e miratuar nga përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Për këtë ka reaguar zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili tha se tashmë ky proces është në përfundim e sipër.

“Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së”.

-Advertisement-

“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”.

Ai tha se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit europian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera