Lajme

Një grua arrestohet pasi sulmoi Policinë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 21 May 2020

Një ngjarje jo fort e shpeshtë, ndodhi këtë të mërkurë në qytetin e Fushë Kosovës.

Në rrugën Nëna Terezë të këtij qyteti, derisa zyrtarët policor po kryenin detyrën e tyre, ata u penguan e u fyen nga një grua, shkruan gazeta inFokus.

Kjo bëri që ajo edhe të arrestohet.

-Advertisement-

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti kishte urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në ora 17 e 15./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera