Sport

“Një ëndërr e bërë realitet”, Xhaka: Nuk e kuptuam si Roma na shënoi dy gola!

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 10 May 2024

Granit Xhaka ishte një ndër më të mirët për të mos thënë më i miri në radhët e Bayer Leverkusen ndaj Romës në gjysmëfinalen e Europa League. Lojtarit me origjinë shqiptare si gjithnjë i ishin besuar “ëelësat” e mesfushës me 31-vjeëarin që krijoi plot dhjetë raste shënimi për shokët e skuadrës, një numër rekord ky për një kompeticion si Europa League.

Pas ndeshjes, i gëzuar maksimalisht nga kualifikimi i skuadrës së tij në finale, Granit Xhaka theksoi se Leverkusen e dominoi ndeshjen, ndërsa shtoi se nuk e kuptoi se si Roma ia doli të shënonte dy gola.

“Ne nuk e kuptuam se si e gjetëm veten në disavantazhin e dy golave. Kishim raste të pastra shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Ishim të pafat dhe nuk shënuam, por ia dolëm të riktheheshim në lojë dhe të kualifikoheshim përballë një skuadre me shumë eksperiencë.

-Advertisement-

Fakti që vazhdojmë të mos humbasim është i mrekullueshëm, treguam një vendosmëri të lartë. Jemi në finale, është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Xhaka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera