Lajme

Një e moshuar serbe gjendet e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 16 February 2023

Një grua serbe e moshës mbi 80-vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Këtë për Infokus e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i cili tregoi se mbrëmë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici.

Dyshimet se ajo kishte rënë në lumë ishin për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, pranë lumit.

-Advertisement-

Policia që mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas ora 10:30, u gjet trupi i saj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera