Sport

“Një djalosh i mrekullueshëm”, Klopp falenderon talentin dhe i jep besim Nunez

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 01 February 2024

Liverpool mposhti Chelsean me shifrat 4-1 në Anfield teksa “The Reds”, ruajnë kryesimin në Premier League me pesë pikë më shumë se Manchester City. Trajneri Jurgen Klopp, pas sfidës me “Blutë e Londrës”, veçoi performancën e të riut, Conor Bradley i cili po shkëlqen në mungesë të Trent Alexander-Arnold.

Djaloshi 20-vjeçar ishte autor i një goli dhe një asisti ndaj Chelseat, me trajnerin Klopp që e cilësoi Bradleyn si të mrekullueshëm.

“Ai është thjesht një djalosh i mrekullueshëm. U tregua një finalizues shumë i mirë në rastin e golit. Por, dua të theksoj se e gjithë paraqitja e tij ishte në nivele shumë të larta. Nuk është e lehtë të luash përballë një kundërshtari si Sterling. E kemi ndjekur me vëmendje Bradleyn që nga përgatitjet parasezonale”, tha Klopp.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, tekniku gjerman vlerësoi edhe Darwin Nunez pavarësisht se sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe vijon të shpërdorojë shumë raste.

“Nunez ishte shumë i zhgënjyer me veten për atë penallti të humbur. Më pas u ndal nga traversa. Megjithatë, pavarësisht këtyre episodeve, ai ia doli që të asistonte për shokët dhe për ne është shumë i nevojshëm. Është në një formë të shkëlqyer fizike, në këto ndeshje nuk e ka pasur fatin me vete, por nuk është problem”, u shpreh Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera