Lajme

Një ditë pas konfliktit me armë – ‘Capat’ e varrosin të riun Premtim Gashi

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 02 September 2024

Djali i familjes Gashi nga Prishtina, të njohur si ‘Capat’, Premtim Gashi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri me grupin Sekiraqa, është varrosur sot, raporton Gazeta Sinjali.

Varrimi i tij është bërë në orën 16:00, në varrezat në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vëllai i tij, Korab Gashi, ka mbetur i plagosur me katër të tjerë, përfshirë Salih Sekiraqën, Robert Llumnicën (29-vjeçar), Fatos Abazin (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademin (21-vjeçar).

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar dhe bëri të ditur se ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim.

Po ashtu, po zhvillohen hetime për t’i zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në rast.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”

Tutje, në njoftim thuhet se të plagosurit që po marrin trajtim mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“…pesë të dyshuar kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera