Lajme

Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 April 2022

Një delegacion i brendit të mirënjohur kosovar të kafesë, Prince Coffee, po qëndron këtë javë në shtetin e Indisë, një ndër shtetet më të njohura në botë për kultivimin e kafesë.

Nën kryesimin e aksionarit të Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, me bashkëpuëtorë, janë zhvilluar takime në nivele të larta ministrore të shtetit indian, si dhe me Bordin e Kafesë së Indisë dhe përfaqësues të industrisë.

“Kjo është hera e parë e jonë në Indi, i cili është një shtet me traditë në prodhimin e kafesë, si dhe industrive të tjera shumë të zhvilluara dhe ne jemi duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën. Jemi ndarë shumë të kënaqur me takimet”, është shprehur Devolli.

-Advertisement-

Sipas tij, të gjithë personat që kanë takuar kanë shprehur intereim të theksuar që të kenë bashkëpunimin me Kosovën.

Prince Coffee, me të gjitha produktet e tij, është brendi më i madh i kafesë në Kosovë dhe rajon, me depërtim gjithnjë e më të madh edhe në shtetet evropiane, si dhe në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera