Lajme

Një 74-vjeçar gjobitet me 100 euro, bëri kthim gjysmërrethi te nënkalimi në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 13 January 2025

Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku” të këtij qyteti.

Sipas njoftimit, atij i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 100 euro.

Kjo kundërvajtje është regjistruar (pamje me telefon) nga një qytetar dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale, thotë policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera