Lajme

Një 53-vjeçar gjendet i vdẹkur afër një kompleksi banesor në Ferizaj, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 23 August 2024

Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të një kompeksi banesor në Ferizaj. Nga Policia kanë thënë se sipas mjekëve kujdestarë, ishte “vdekje natyrale, sulm kardiak”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se bë rrugën “Uran Tinova”, në afërsi të një kompleksi banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale, sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve”, ka deklaruar Veseli, për Reporterin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera