Një 18 vjeçare u rrëmbye në Mitrovicë, dyshohet se ishte dhunuar
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 14 August 2022
Një 18 vjeçare është rrëmbyer gjatë së premtës në Mitrovicë.
Dy të dyshuar H.M, 20 vjeç dhe G.B, 21 vjeç, me forcë e kanë futur 18 vjeçaren në veturë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë viktima dyshohet se është dhunuar nga B.M, 34 vjeçar.
H.M dhe G.B, po hetohen për vepren penale “Rrëmbim” ndërkaq B.M për vepren penale “Dhunim”.
“Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor”.
“Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima”.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Koosvës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.
Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.
Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.
Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.
Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M.20 vjeçar, dhe G. B. 21 vjeçar, po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.
Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...