Sport

“Nja mal me para” – Shuma që kanë fituar Joshua dhe Ngannou pas përballjes spektakolare në Arabinë Saudite

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 09 March 2024

Anthony Joshua dhe Francis Ngannou fituan çmime mbresëlënëse për meçin e tyre në Arabinë Saudite mbrëmë vonë, në të cilën boksieri britanik shënoi një fitore të madhe me nokaut.

Joshua e zgjeroi serinë e tij të pamposhtur në katër ndeshje duke eliminuar Ngannou në raundin e dytë.

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në peshat e rënda ka festuar kundër ish-kampionit të UFC-së dhe për këtë ka fituar një shumë mbresëlënëse parash.

-Advertisement-

Boksieri britanik arkëtoi më shumë se 35 milionë euro, edhe pse shifra ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, Ngannou fitoi rreth 20 milionë euro, sa dyfishi i fitimeve që kishte në luftën kundër Tyson Fury.

Kështu, Joshua fitoi të njëjtën shumë parash për këtë përballje si në tre përballjet e fundit kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin, gjë që tregon mjaftueshëm se sa u ndoq financiarisht spektakli luftarak në Arabinë Saudite.

Sa i përket vetë ndeshjes, Joshua tregoi dominim që në fillim të raundit të parë dhe përfundoi kundërshtarin e tij me një goditje fantastike “overhand” në fund të raundit të dytë.

Ishte lufta e tij e dytë në boks në karrierë dhe i humbi të dyja. Kujtojmë, ai më parë ka luftuar në boks me Tyson Fury, dhe është mundur me vendim të diskutueshëm të arbitrit. Në atë ndeshje, ai la përshtypje shumë më të mira se mbrëmë në Arabinë Saudite. /Telegrafi/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera