Lajme

NISMA prezanton aderimet e reja

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 21 August 2019

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të prezantoje aderimet e reja.  Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar se prej sot partisë të cilën ai e drejton i është bashkuar Samed Dërmaku nga Kamenica, i cili është magjistër i Shkencave Politike.

Më këtë rast, Limaj është shprehur i lumtur që çdo ditë po vijnë njerëz tek Nisma Socialdemokrate.

“Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit, ku çdo ditë aderojnë kuadro të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

-Advertisement-

Edhe kryetari  Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka mirëpritur në këtë subjekt dy anëtarë të rinj nga komuna e Kamenicës, magjistër të shkencave të ekonomisë.

Krasniqi më këtë rast ka thënë se Kosovës i duhet projekti socialdemokrat i Nismës.

“Mevlide dhe Bujar Kastrati, magjistër të shkencave të ekonomisë, kanë zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tyre profesional.  Të dytë falënderuan Nismën Socialdemokrate që ua hapi derën dhe dha mundësinë për të qenë aktiv në politikë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka njoftuar dy ditë më parë se këtij subjekti i është bashkuar edhe Bekim Brestovci, afarist i suksesshëm në diasporë dhe ish drejtor i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera