Sport

Nisin hetimet për personat që u përleshën në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 07 May 2021

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë njoftuar për nisjen e hetimeve për përleshjen ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Në mbledhjen e mbajtur nga Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive të tjera negative në ngjarjet sportive, ka marrë pjesë edhe ministri Hajrullah Çeku, që në ktë takim është bërë me dije hetimet nga Prokuria e Prizrenit dhe u kanë caktuar paraburgim disa personave prej 48 orëve.

Rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë. Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë poashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave. Në kuadër të takimit të jashtëzakonshëm anëtarët e Këshillit kanë pranuar inçizime shtesë të cilat tashmë janë proceduar në Prokurori. Më tutje Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Komisioni i Garave pas gjysmëfinales të së martës ka marrë një vendim, teksa është në favor te Pejës. KG në kuadër të FBK-së ka vendosur që ndeshja të mbyllet me rezultat zyrtar 0:20 dhe kështu skuadra pejane e ka prekur finalen e “Play-Offit”.

Ndërsa ju rikujtojmë që përballja gjysmëfinale është ndaluar në përfundimin e pjesës së parë, ku pas shkuarjes në zhveshtore ka pasur një përleshje ndërmjet dy skuadrave që e dërguan edhe në ndërprerjen e ndeshjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera