Lajme

Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 12 September 2024

Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur Ministria e Financave. Në njoftimin nga ky institucion thuhet se ky verifikim shtesë kërkohet për të vërtetuar që përfituesit jetojnë në Kosovë. Përgjegjësia për administrimin e dokumenteve të nevojshme u është bartur Qendrave për Punë Sociale. E në këto institucione ankohen se nuk kanë mjaftueshëm staf për këto përgjegjësi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur një proces verifikues për disa nga përfituesit e shtesave për fëmijë.

Sipas Kohws, në emailin që Ministria ua ka dërguar disa prindërve thuhet se përkohësisht pezullohet pagesa e shtesave për fëmijë, deri kur në Qendrën për Punë Sociale (QPS) të komunës ku jetojnë të dërgojnë dokumente për verifikim.

-Advertisement-

Ministria ka kërkuar nga përfituesit që në QPS të dërgojnë këto dokumente: kopjen e letërnjoftimit, një faturë të shërbimeve publike, si dhe për fëmijët nga mosha 0-6 vjeç librezën e vaksinimit, e për ata mbi 6 vjet vërtetimin nga shkolla.

“Programi për fëmijë është i dedikuar për të gjithë fëmijët që janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe jetojnë në Kosovë. Bazuar në të dhënat që posedon sistemi ynë, rezulton se llogaria juaj ka nevojë për verifikim shtesë, për të siguruar që ju dhe fëmijët jetoni në Kosovë”, thuhet në e-mailin e Ministrisë.

Qeveria e Kosovës ndan 20 euro në muaj për fëmijë deri në 16 vjet.

Në rast se prindi ka 3 fëmijë e më shumë, atëherë pagesa për secilin është nga 30 euro në muaj.

Sipas Ministrisë së Financave nga kjo skemë përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera