Lajme

Nis sistemimi i familjeve në hotelet e Durrësit, Rama: Solidariteti i shqiptarëve, më i fortë se tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 27 November 2019

Banorët e prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin mbrëmjen e sotme kanë filluar që të strehohen në hotelet në qytetin bregdetar pas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë. Kryeministri Edi Rama ishte në një nga hotelet që janë akomoduar banorët në Durrës.

Kreu i qeverisë takoi disa nga banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa u garantoi mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e banesave, por deri atëherë duhet të qëndrojnë në hotele. Gjatë takimeve, kryeministri Rama bëri disa batuta me banorët.

 

-Advertisement-

Një prej banoreve iu ‘ankua’ se i thonin se është socialiste, por kryeministri u përgjigj duke thënë se ‘Socialistë, komuniste, demokratë jemi të gjithë bashkë tani njëlloj’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera