Nis përgatitja e platformës kundër femicidit, Osmani: Vrasja e vajzave është bërë epidemi
Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 02 December 2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave dhe dhunës në familje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në të cilin kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe ata të institucioneve të drejtësisë, të cilët ishin të ftuar.
Sipas komunikatës për media të ZPRK’së, në fjalën hyrëse, Presidentja Osmani, e ka cilësuar epidemi vrasjen e vajzave dhe grave, ndaj ka potencuar se shteti ka detyrim ligjor ndaj qytetarëve që t`’i ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme për t’u përballur më dukurinë e femicidit.
Presidentja ka kritikuar mospjesëmarrjen në takim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Këshillit Prokurorial, duke e cilësuar bojkotin e tyre në këtë takim si një bojkot ndaj shtetit dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Sipas Presidentes, shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku gratë u bënë viktima të bashkëshortëve dhe partnerëve të tyre e me raste edhe të baballarëve, mund të parandaloheshin. “Në secilin nga këto raste dështoi të paktën një hallkë e sistemit”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Më tej, Presidentja Osmani ka shpalosur disa statistika në raport me veprimet e institucioneve të drejtësisë në rastet e dhunës seksuale.
Në këtë kontekst, ka kërkuar përgjegjësi nga mekanizmat kompetent.
“Përgjegjësia për secilën nga këto vepra padyshim se bie mbi kryesin e veprës. Por, secili nga këto raste kërkon përgjegjësi të shtuar edhe nga mekanizmat kompetent të cilët janë të obliguar të sigurojnë mbrojtje adekuate për viktimën”, është shprehur Presidentja Osmani.
Të gjitha institucionet prezente dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë dhënë rekomandime konkrete të cilat do të publikohen në ditët në vijim në formë të platformës ndërinstitucionale për luftimin e femicidit dhe dhunës në familje.
Të tjera
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...
-
Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të s...
-
Moska kërcënon me ạrmë bërthạmore nëse Ukrainës i lejohen sụlmet thellë brenda Rusisë
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët pe...
-
I jepet lamtumira e fundit policit Ahmet Rrahmani
Sot iu dha lumturia e fundit policit Ahmet Rrahmanit, i cili vdiq në moshën 5...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me ar...
-
“Historia rrezikon të përsëritet” – Sinani për paralajmërimin e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrue...