Lajme

Nis numërimi i votave të diasporës të cilat janë vendimtare për dy komuna

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 16 November 2021

Komisonin Qendror Zgjedhor ka filluar numërimin e votave të ardhura nga nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve të para nga KQZ rezultati mund të përmbyset në dy komuna, Dragash e Junik pas gara atje është mjaft e ngushtë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se KQZ ka pranuar rreth 1,600 zarfe me fletvotime të supozuara derisa pas verifikimeve të nevojshme janë pranuar 2,658 aplikimi individuale.

“Nga ky numër janë pranuar si të rregullta 2379 aplikime derisa janë refuzuar 279 pako”, deklaroi Elezi.

-Advertisement-

Votat nga diaspora iu takojnë 19 komunave, nga 23 komuna ku janë zhvilluar zgjedhje në raundin e dytë.

Elezi thotë se procesi i numërimit të votave do të përmbyllet brenda disa orësh.

Ai tha se për dërgesat që u takojnë komunave Dragash, Junik e Mamushë do të ekspozohen para kamerave pasi sipas tij ka pasur dyshime se këto vota mund të jenë dërguar nga një person.

“Janë shfaqur dyshime se aty ku shkruhet adresa postare e KQZ-së, janë shënuar përafërsisht nga një dorë e njëjtë. KQZ për të bërë transparencë do të shfaq këto zarfa”, deklaroi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së thotë se gjatë dy-tri ditëve të ardhshme do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta e që më pas mund të shpallet rezultati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera