Sport

Nis meçi, Krasniqi futet në ring me këngën “Kuq e zi”

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 02 June 2018

Ka nisur meçi mes boksierit shqiptar nga Juniku, Haxhi Krasniqit dhe rusit Stanislav Kashtanov për titull të kampionit të Evropës në EBU, në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.

Krasniqi është futur në ring me këngën “Kuq e zi” të Elvana Gjatës.

Haxhi Krasniqi do të luftojë për titull të kampionit të Evropës në EBU, si dhe në veçanti për t’i hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës.

-Advertisement-

Krasniqi bokson në kategorinë e super të mesme.

Humbja eventuale për Krasniqin do të thoshte shumë hapa prapa dhe në të ardhmen do ta ketë vështirë të ngrihet në renditje për ndonjë meç të rëndësishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera