Nis bojkoti në të gjitha universitetet publike në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 21 Tetor 2026
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Bojkoti është paralajmëruar të nisë sot, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.
Në deklaratën e saj, sindikata argumenton se studentët kanë protestuar prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe për llogaridhënie. Sipas saj, kërkesave të tyre u është përgjigjur heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna ndaj protestuesve.
Pedagogët shprehen se nuk mund të vijojnë mësimin normalisht, ndërkohë që studentët e tyre, siç thonë ata, përballen me dhunën në rrugë. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime për zhvillimet politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.
Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej 13 tetorit, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që e kanë urdhëruar apo ushtruar atë. Po ashtu, kërkon trajtim të ligjshëm dhe dinjitoz për çdo student të shoqëruar nga policia dhe plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.
Sindikata u ka bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve që marrin pjesë në protestë.
Në deklaratë theksohet se bojkoti nuk përbën braktisje të auditorëve, por një formë reagimi në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të studentëve.
Përveç bojkotit, pedagogët bëjnë të ditur se do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Ata do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...




































