Rozë

Nicki Minaj do t’ia paguajë shkollimin një studenti, nëse ai tregon sukses

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 08 May 2017

Nicki Minaj është treguar e gatshme që t’ia paguajë shkollimin një fansi, me kusht që ai të marrë nota të mira në fakultet.

Kohë pas kohe, fansa të shumtë i kërkojnë mbështetje financiare këngëtares në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre.

ë postimet e tyre, njerëzit i kanë dërguar të dhëna nga xhirollogaritë e tyre bankare duke i treguar Nickit për problemet financiare që i kanë.

-Advertisement-

Një prej tyre ishte një student me emrin Josh, i cili ia ka kërkuar reperes 1.000 dollarë për të vazhduar studimet. Sipas tij, paratë i nevojiten për qira, ushqim dhe libra.

Minaj ka vendosur t’i dhurojë 6.000 dollarë për këtë student, me kusht që ai të tregojë sukses në studime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera