Rozë

Nicki Minaj me të dashur të ri, por nuk konfirmon lidhjen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 15 September 2017

Nicki Minaj dhe Nas janë vënë serish në qendër të thashethemeve për një lidhje të tyre të mundshme.

Këngëtarja ishte parë në kremtimin e ditëlindjes së Nasit, në New York. Të dy janë xhiruar nga mediat, duke hapur kështu thashetheme se janë në lidhje romantike. Minaj po ashtu ka postuar një foto të bukur me Nas në rrjetet sociale. “Vetë legjenda”, ka shkruar ajo.

Burime pranë Minaj dhe Nas kanë thënë se ata janë miq të mirë dhe se nuk ka asgjë romantike. Ndryshe, Minaj ka konfirmuar ndarjen e saj nga Meek Mill në fillim të këtij viti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera