Ngritet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se shiti prona të AKP-së

Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 03 November 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare ka shitur prona të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ai ngarkohet me veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”.
Në komunikatë thuhet se “sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së”.
Komunikata e plotë:
Aktakuzë ndaj personit i cili përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare kishte shitur pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Prishtinë, 3 nëntor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.M., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 2 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Të tjera
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...
-
Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës arrijnë afër Kuvendit e Qeverisë
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritu...
-
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve ng...
-
Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situat...
-
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kër...
-
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend
Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shk...
-
Kurti s’flet për “evakuimin” e deputetëve nga Kuvendi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar para gazetarëve situatën...
-
Abelard Tahiri thotë se Policia u ka kërkuar ta lirojnë ndërtesën e Kuvendit për shkak se ka një kërcënim
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar...
-
Damka për aktakuzën: Nuk kam marrë ende asnjë ftesë nga gjykata
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se nuk ka marrë ende as...
-
Qalaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit është e dëmshme dhe e qëllimshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, para seancës k...
-
Pak para seancës së 42’të, OVL e UÇK i çon mesazh Kurtit për krizën dhe sulmet që ia bëri Thaçit e Veselit: Turp, s’do të heshtim
Pak para nisjes së seancës konstituive, Organizata e Veteranëve të Luftës së ...
-
Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes
Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-t...