Ngritet aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Gropa”, sekuestrohen 67 kilogramë drogë
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 10 February 2023
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, bën të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave të pandehur me inicialet S.Sh., A.D.,V.N., S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh. – shtetas shqiptar të Republikës së Kosovës dhe Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I. S.Y, shtetas të Republikës së Turqisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga muaji maj 2022 lidhur me rastin e koduar “Gropa”, ku u sekuestruan rreth 67,5 kilogramë heroinë dhe 25,5 kilogramë narkotikë të llojit morfinë dhe kodeinë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se që nga muaji prill 2022 e deri më 23 maj 2022, paautorizim në shtëpinë e të pandehurit B.H, në fshatin Firaj, komuna Shtërpcë dhe në shtëpinë e të pandehurit M.Sh., në fshatin Varosh, komuna Ferizaj, të njëjtit, prodhojnë substanca narkotike të llojit heroinë dhe atë 67.5 kilogramë.
Ndërkaq, 25.5, kilogramë nuk arrijnë ta prodhojnë, ashtu që të pandehurit S.Sh, A.D., V.N dhe S.Z., organizojnë transportin e lëndës së parë të narkotikut të cilën e sjellin nga Irani përmes Turqisë-Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, e vendosin në një depo në rrugën “Astrit Bytyqi”, pastaj improvizojnë një laborator për prodhimin e heroinës në shtëpinë e të pandehurit B.H., në fshatin Firaj.
“Ndërsa më 15 maj 2022, në Kosovë vijnë edhe të pandehurit H.I dhe M.Y., dhe më 18 maj 2022, fillon procesi i prodhimit të heroinës, mirëpo më 20 maj 2022, pasi dyshojnë se policia iu ka vënë në gjurmë, të pandehurit A.D., B.H., dhe V.N., nga Firaja tërheqin narkotikun të cilët deri në atë kohë e kishin prodhuar dhe pjesën tjetër të papërpunuar dhe i dërgojnë në fshatin Varosh, kurse më 23 maj 2022, policia bën bastisjen e shtëpisë së të pandehurit M.Sh., ku gjendet sasia prej 67.71, kilogramë narkotik të llojit heroinë”, thuhet në njoftim.
Referuar komunikatës së Prokurorisë Themelore të Ferizajt më datën 30 gusht 2022, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Doganaj gjendet edhe një sasi prej rreth 25.5 kilogramë narkotik të papërpunuar gjegjësisht, me përbërje morfinë dhe kodeinë, me çka kryen veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit A.Sh, S.Sh.,S.H., me qëllim të parandalimit apo fshehjes së provave ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit në procedurën zyrtare”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.
Të tjera
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...