Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 09 June 2023
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, po përballet me akuzën se ka ruajtur dokumente tepër sekrete, dosjet e programit bërthamor të ShBA-së.

Sipas BBC-së, dokumentet tepër sekrete mund të kishin vënë në rrezik sigurinë kombëtare të ShBA-së, të cilat u sekuestruan nga FBI në Mar-a-Lago.

Dosjet konfidenciale përmbanin informacione në lidhje me programin bërthamor të ShBA-së, aftësitë e armëve të ShBA-së dhe fuqive të tjera të huaja, transmeton Klankosova.tv.

Në aktakuzë pretendohet se dokumente të tilla u ruajtën për më shumë se një vit në një klub në Florida, me qindra anëtarë dhe një staf prej 150 personash.

-Advertisement-

Tutje, sipas BBC-së dokumentet u ruajtën  në periudha të ndryshme dhe vende të ndryshme,  në një sallë vallëzimi, një banjë, një zyrë dhe një dhomë gjumi në “Palm Beach”, transmeton Klankosova.tv.

Aktakuza më tej thotë se ish-presidenti Trump, këto dokumente ua treguar disa personave në dy raste ku personat që ua tregoi ishin një shkrimtar, një botues dhe dy anëtarëve të stafit.

Bëhet e ditur se hera e parë kur Trump iu tregoi të tjerëve për dokumentet top sekrete ishte në Klubin Kombëtar të Golfit “Trump”, gjatë një takimi i cili është i regjistruar me zë.

Trump tregoi dhe përshkroi një “plan sulmi” që ai tha se ishte “përgatitur për të nga Departamenti i Mbrojtjes dhe një zyrtar i lartë ushtarak”, thotë BBC.

Më pas, Trump u tha atyre se plani ishte “shumë konfidencial”, “sekret” dhe shtoi gjithashtu “si president mund ta kisha deklasifikuar, por tani nuk mundem, e dini, por kjo është ende një sekret”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera