Lajme

Ngjarjet e datës 18 prill

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 17 April 2024

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.(Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 09:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, mban simpozium shkencor “Ndryshimet strukturore të ekonomisë dhe konkurreshmëria”. (Salla e AShAK, ora 09:30)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

-Advertisement-

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku”. (Shkolla “Ibrahim Mazreku”, Malishevë, ora 14:00) – Kemi me përcjellë kete aktivitet, nuk jemi live, vetem video

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë.

Më poshtë mund të gjeni agjendën:

10:00- 10:30 Homazhe te varrezat e dëshmorëve të Prishtinës – Velani

10:30 – 11:00 Homazhe te shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti”

11:30 – 12:30 Homazhe te varrezat e dëshmorëve – Makovc

13:00- 14:00 Homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve – Marec

17:00 – 17:30 Akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë

“The Change Foundation” mban natën humanitare me ekspozitë. (Ora 19:00)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera