Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 17 August 2026
Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon, ndërsa partitë politike mbeten të përçara lidhur me mënyrën se si duhet të procedohet me seancën konstituive të Kuvendit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje për vendimin e PDK-së dhe AAK-së për të mos marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur me liderët e partive parlamentare.
Haxhiu ka thënë se qëllimi i takimit është gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar dhe shmangia e një tjetër cikli zgjedhor. Sipas saj, çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të jetë pjesë qendrore e diskutimit politik.
Ajo e ka cilësuar refuzimin e PDK-së dhe AAK-së si të gabuar dhe ka kërkuar nga partitë që të tregojnë vullnet për tejkalimin e bllokadës.
Në anën tjetër, PDK dhe AAK kanë insistuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë. Deputetë të këtyre dy subjekteve kanë qenë në Kuvend, duke kërkuar që procesi të mos mbetet i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata nuk mund të trajtohet më vetëm si një krizë politike, por si çështje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës.
Edhe AAK-ja ka ngritur akuza për mënyrën e menaxhimit të seancës. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka pretenduar se pamundësimi i vazhdimit të punimeve të Kuvendit po bëhet në mënyrë të qëllimshme.
Ndërkohë, administrata e Kuvendit ka sqaruar se më 16 gusht nuk kishte pranuar njoftim zyrtar për organizimin e seancës.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka përsëritur qëndrimin se ajo nuk mund të vazhdojë pa një dakordim politik lidhur me çështjen e presidentit.
Haxhiu ka paralajmëruar se pret pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive në takimin e thirrur për të mërkurën, me synimin që përmes dialogut politik të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi institucional.

T� tjera
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...

































