Ngacmimet seksuale në Vetëvendosje, flet Shqipe Pantina
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 25 January 2018
I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe pjesëtarët e tjerë të Lëvizjes tash e sa vite po zotohen që çështja gjinore do të jetë një ndër shtyllat e funksionimit të partisë.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, po ai Kurti deklaron publikisht se brenda Lëvizjes ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar seksualisht, ndërsa nuk ka informata se diçka nga kreu partiak është ndërmarrë për të sanksionuar apo parandaluar sjelljet e tilla.
Lidhur me këtë çështje Express ka kontaktuar deputeten Shqipe Pantina, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese që mbante në VV.
Pantina është shprehur e çuditur nga këto deklarata, duke thënë se ka qenë shumë aktive në Vetëvendosje mirëpo, asnjëherë nuk ka dëgjuar apo parë diçka të tillë, çfarë pretendon Kurti.
“Unë asnjëherë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam vërejtur diçka të tillë në Vetëvendosje, të paktën për mua është risi, kam qenë bukur aktive kam shkuar shpesh në zyra, por një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëvendosja e ka sekretariatin e gruas që merret me çështje gjinore, Nazlie Balaj ka ndoshta më shumë informacione”, thotë Pantina.
Ajo thekson se, nëse veç do të kishte ndonjë informacion, këtë çështje do ta ngrinte, përveç në organet e Lëvizjes, edhe te organet e drejtësisë, duke e cilësuar këtë gjë si të papranueshme.
“Sinqerisht po them, ndoshta që kam qenë shumë e angazhuar në Klinë si kryetare e degës, nuk më kanë ra në vesh, nëse ka pasur është shumë keq dhe nëse ka pasur e dikush e ka ditur për këtë punë dhe nuk ka ndërmarrë diçka është akoma më keq. Por, unë nuk kam dëgjuar, asnjëherë askush nuk ka ardhur me mu anku, sepse po ta dija do ta ngrisja brenda Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo edhe te organet e drejtësisë”, shtoi ajo.
Për atë se sa është e mundur që pas shumë vitesh pune të një partie të bëhen të ditura deklarata të tilla, nga vetë themeluesi dhe sa është e mundur që i njëjti nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë gjë, Pantina thotë se këtë pyetje duhet shtruar Kurtit, të cilit ajo i referohet si “atij”.
“Bëjani pyetjen atij, unë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam parë, sepse po të vëreja nuk do ta ngrisja vetëm te organet e VV-së, por edhe te organet e drejtësisë”, përsërit ajo.
E pyetur nga Express sa a ka mundësi që akuzat t’i jenë drejtuar Dardan Molliqajt, ajo thotë se nuk beson një gjë të tillë, duke përsëritur gjithmonë se asgjë nuk ka parë e dëgjuar.
Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbrëmë ka deklaruar publikisht se në partinë që tashmë ai drejton ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar duke bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në parti, shkaku i këtyre ngacmimeve.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...