Ekonomi

Nga sa dhoma i kanë shtëpitë e kosovarëve?

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 21 December 2020

Të gjitha shtëpitë e banesat e kosovarëve duket se kanë mesatarisht numër të njëjtë të dhomave.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës secila shtëpi e ndërtuar në Kosovë, qoftë në fshat apo qytet mesatarisht ka nga 4 dhoma, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu tregojnë rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës të publikuara para pak kohësh nga ky institucion.

-Advertisement-

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët arrijnë t’i mbajnë ngrohtë shtëpitë e tyre.

Sipas këtij raportit përballueshmëria e ekonomive familjare për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë në mënyrë adekuate është 59.8 për qind.

Ndërsa për 40.2 për qind të ekonomive familjare është e pa përballueshme mbajtja e shtëpisë ngrohtë në mënyrë adekuate./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy