Rozë

Nga pjatalarëse në pasarela, përralla e modeles më të kërkuar në New York

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 16 September 2017

Nga lavamani duke larë pjata në sfilatat e modës, në shumë pak kohë. Bëhet fjalë për Remington Williams, një modele e re super e fotografuar gjatë New York Fashion Week, e cila deri në fund të muajit gusht lante pjatat në Chipotle, një rrjet restorantesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përralla me fund të lumtur nisi më pak se një muaj më parë, kur Remington me flokët e kuqe, sytë e kaltër dhe trupin me forma, u pikas nga një zbulues talentesh teksa e pa lyer dhe me flokët e çrregullt po pastronte.

Në pak kohë ajo e gjeti veten në New York , duke firmosur një kontratë me DNA Models, agjencinë e modës së Linda Evangelista dher Natalia Vodianova.

-Advertisement-

Që nga ai moment karriera e saj njohu brtëm ngjitje, ku nga ushqimet e fast food, nisi të sfilojë për Calvin Klein, në krahë të modeleve si Gigi Hadid, shkruan noa.al.

Zbuluesi i talenteve, Raf Simons, e mësoi personalisht se si të sfilonte.

“Raf mund të zgjidhte këdo, por besoi tek unë aq shumë sa më ndihmoi personalisht që të ngjitem e përgatitur në pasarelë”, tha Remington, për revistën “Vogue”.

Aktualisht Remington po stërvitet për të marrë pjesë në javët e modës nëpër Europë. Ajo është pagëzuar nga mediat ndërkombëtare si “Hirushja e modës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera