Rozë

Gjesti flet për herë të parë pas fitores: “Durova edhe prekje fizike, vetëm për ta arritur këtë moment”

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 20 April 2025

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, këngëtari kosovar Besart Kelmendi – i njohur si Gjesti – ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë pas finales, ku ka folur për përvojën e tij brenda shtëpisë dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë qëndrimit në spektakël.

“Kam duruar shumë dhe kam përballuar gjëra që të tjerët s’do të kishin mundur t’i përballonin. Kam duruar edhe prekje fizike vetëm që të arrija këtë fitore. Faleminderit Zotit, faleminderit familjes sime, faleminderit publikut, faleminderit shqiptarëve anembanë që kanë votuar për mua,” u shpreh Gjesti.

Gjesti ka qenë një nga personazhet më të komentuar dhe të dashur të këtij edicioni, duke u dalluar për energjinë pozitive, batutat, miqësitë dhe qëndrimin e tij të sinqertë gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpi. Me këtë fitore, ai hyn në historinë e Big Brother VIP Albania si një nga figurat më të spikatura të formatit./GazetaInfokus

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy