Rozë

Gjesti fiton Big Brother VIP Albania 4, nuk mungojnë komentet—edhe pse të pakta: “Fitoi analfabetizmi”

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 20 April 2025

Pas më shumë se 100 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me një finale emocionuese dhe plot surpriza.

Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Në një garë të fortë finale përballë këngëtares dhe aktores Rozana Radi, Gjesti fitoi simpatinë e publikut duke marrë kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

-Advertisement-

Mirëpo, jo të gjithë janë dakord me rezultatin e kësaj finaleje. Edhe pse në numër më të vogël, në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet kritike, të cilat sugjerojnë se me këtë rezultat ka fituar më shumë “analfabetizmi dhe injoranca”, duke vënë në pikëpyetje kriteret e publikut në vlerësimin e fituesit.

 

Megjithatë, sërish mbizotërojnë komentet pozitive, të cilat e konsiderojnë fitoren e Gjesti-t plotësisht të merituar./GazetaInfokus

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy