Sport

Nga Pique te Neymar, formacioni i frikshëm i të përjashtuarve për “Topin e Artë”

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 22 October 2019

SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
30 të nominuar për “Topin e Artë” e sigurisht do të ketë edhe të zhgënjyer. Për pasojë, vijnë kritikat e para për të përjashtuarit e famshëm. Së bashku formojnë një skuadër të frikshme me skemën 4-2-3-1, e aftë për të fituar Championsin.

Oblak ose Ederson: Për portën zgjedhja është e vështirë, sepse, nëse Lloris është përfshirë në listën e të nominuarve, mungojnë Oblak dhe Ederson. Të dy luajnë titullarë në 99% të ndeshjeve të skuadrave të tyre.

Joshua Kimmich: Në të djathtë, gjermanit të Bayernit, Joshua Kimmich, nuk i kanë mjaftuar 13 asiste për të hyrë në listë. Ndoshta paguan faktin që ruan një gjendje konstante prej vitesh, duke mos rënë fort në sy.

-Advertisement-

Gerard Pique: E pabesueshme, por e vërtetë, asnjë spanjoll në listën e kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”. Që do të thotë se mungon edhe emri i Gerard Pique, tashmë u shndërruar në institucion kur flitet për mbrojtësit më të mirë në botë. Falë një sezoni të vështirë me Barcelonën, nuk ka vend në listë për futbollistin katalan.

Sergio Ramos: Duke parë që nuk ka spanjollë, është edhe më e pabesueshme mungesa e Sergio Ramosit. Kapiteni i Madh po paguan sezonin shumë të keq të Real Madridit, edhe pse rekordi i ndeshjeve me Spanjën dhe mesatarja e golave, sikur të ishte sulmues, mund t’i vlenin për të qenë në listë.

Andy Robertson: Nga të paktët të përjashtuar nga futbollistët titullarë të Liverpoolit. Andy Robertson ia ka lënë vendin shoku të tij të skuadrës në të njëjtin repart, Alexander-Arnold, i cili i ka rrëmbyer skenën. Gjithsesi, skocezi mbetet një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

N’Golo Kante: Është demonstrimi që puna e pistë, të paktën kur bëhet fjalë për “Topin e Artë”, nuk vlen. Mbetet jashtë edhe N’Golo Kantè, ndoshta mesfushori shkatërrues më i mirë në botë. Është një futbollit që, në çdo rast, ka rezultuar vendimtar në suksesin e Chelsea-t në Europa League. Por, me sa duket, nuk ka mjaftuar.

Luka Modric: Pas 25 viteve, “Topi i Artë” në largim abdikon në mënyrë të bujshme. Luka Modric, fitues i këtij çmimi për vitin 2018, nuk arrin të futet as në listën e 30 të nominuarve. Rasti i fundit është ai i Marco van Bastenit në vitin 1993, por mungesa e holandezit në atë kohë u justifikua nga një dëmtim i rëndë, që e detyroi më pas të tërhiqej. Kroati, në fakt, nuk mund të gjejë justifikime.

Jadon Sancho: I ri, i papërballueshëm dhe shumë i talentuar. Jadon Sancho është “yll” i së ardhmes, por jo i së tashmes, të paktën nëse gjykon kandidatët për “Topin e Artë”. Djaloshi i tmerrshëm i Borussias së Dortmundit qëndron jashtë listës, ndoshta edhe për ato problemet e vogla karakteriale, që e kanë nxehur jo pak klubin e tij.

Hakim Ziyech: E vështirë ta imagjinosh se çfarë duhet të kishte bërë më shumë Hakim Ziyech për të qenë në listë. Marokeni ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të ecurisë së Ajaxit në Champions, por nuk ishte mes futbollistë të tjerë të “Harkëtarëve”, të nominuar për këtë çmim. Ndoshta i duhet transferimi në një skuadër të madhe.

Neymar: Ndoshta e priste diçka të tillë, por sigurisht Neymarit nuk i vjen mirë që është përjashtuar nga lista e të nominuarve. Por është e qartë se mes dëmtimeve dhe polemikave, braziliani ka prodhuar më shumë lajme jashtë fushës së blertë.

Harry Kane: Të mbërrish i dyti, nuk do të thotë asgjë. Kjo është pak a shumë përmbledhja e sezonit të Tottenhamit, e për rrjedhojë Harry Kane, që është një prej qendërsulmuesve më të kërkuar në botë, mbeti jashtë listës, edhe pse e ka shpëtuar shpeshherë dhe me shumë dëshirë Pochettinon edhe në këtë fillim sezoni. Ndoshta ky është një sinjal se ka ardhur momenti që të largohet nga Spurs.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera