Lajme

Nga LDK kritikojnë paraqitjen e Gërvallës në OKB: Si shkohet në këtë ngjarje e papërgatitur

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 21 April 2022

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka kritikuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mjekiqi tha se kryediplomatja Gërvalla u prezantua “pa ndonjë koncept” por me shumë emocione në KS të OKB-së.

“Në paraqitjen e saj para Këshillit të Sigurimit mbrëmë, Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla, gjatë replikës foli pa ndonjë koncept e me shumë emocione duke personalizuar krejtësisht debatin”, tha Mjekiqi.

-Advertisement-

“Si shkohet në këtë ngjarje pa përgatitur edhe argumentet për replikë? Nuk ka asgjë të paditur nga ajo që propagandon Serbia tash e 20 vjet. E argumentet janë në anën tonë”, tha ajo.

Mjekiqi tha se “Gërvalla duhet pasur parasysh që ajo përfaqëson gjithë vendin në ngjarje të tilla dhe në replikën e saj nuk ishte as dinjitoze e as diplomatike.”

Kryediplomatja e Kosovës mbrëmë e ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera