Lajme

Nga ky qytet janë 7 të prekurit e ri me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 26 March 2020

Edhe 7 persona të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur Insitiuti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të 7 rastet e reja janë nga Malisheva të cilët kanë qenë tashmë të veteizoluar.

-Advertisement-

“THIRJE QYTETARËVE: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI! Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim”

“Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera