Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë deri tash ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë; për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë këtij viti, Donika Gërvalla dhe Ministria që ajo udhëheqë synojnë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; Projekt Kodin Civil i Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Në vitin 2027, Ministria e Drejtësisë ka për synim që të kalojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; atë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar; plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Avokatinë; Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë vitit të ardhshëm synohet të kalojnë edhe ndryshimi i Ligjit për Kundërvajtjet; ndryshimi i Kodit Penal; Projektligji për ndërmjetësim; ndryshimi i Ligjit për Gjykatat; ndryshimi i Procedurës Penale; ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; ndryshimi i Ligjit për Shërbimin Korrektues; ndryshimi i Ligjit për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore, Ndërmjetësim dhe Arbitrazh; ndryshimi i Ligjit për Ekspertët Gjyqësor dhe ndryshimi i Ligjit për Pronën Publike.

Për vitin 2028 janë planifikuar Projektligji për Realizimin e të Drejtës në Gjykim brenda Kohës së Arsyeshme dhe Projekt Kodi i Procedurës Civile.

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e udhëhequr nga Ejup Maqedonci synon që sivjet të kalojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

Për vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes synon që të kalojë dy projektligje.

Projektligjet e synuara janë: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. /Kallxo.com