Lajme

Nga këto komuna të Kosovës janë 8 të infektuarit e fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 26 March 2020

Edhe tetë persona tjerë janë infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.

Katër raste janë nga fshati Studime e ulët Vushtrri, tri nga Prishtina si dhe një rast për herë të parë është paraiqtu në Pejë.

-Advertisement-

“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot kemi lajmin e mirë se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, ka njoftuar IKSHP’ja”, thuhet në komunikatë.

Kështu në Kosovë deri me tani janë të infektuar 79 persona ndërsa një person ka nderruar jetë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera