Lajme

“Nga e premtja temperaturat ngritën deri në 30 gradë”

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 31 July 2018

Moti në fund të javës do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se ndryshimet  klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera.

“Kjo është në situatë që do të  tejkalohet. Por kjo sjellë edhe ndryshime tek rendimentet, pasi që nuk ka kushte për t’i tharë të mbjellat”, tha ai sot për RTK.

-Advertisement-

Sipas tij, këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive tek misri.

“Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Por, ky vit është i dëmshëm është për grurin, për dredhëzën, për mjedrën”, tha ai.

“Vera do të jetë e më vonshme. Në gusht do të shkojnë deri në 35 gradë celsius”, tha ai.

Tahirsylaj, vlerësoi se edhe degradimi i pyjeve po sjellë pasoja të rënda. “Në grykën e  Deçanit po ashtu edhe në Pejë është situatë e rëndë, prerja e pyjeve sjellë edhe vërshime në Kosovë”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera