Nga Bush tek Trump! Presidentët amerikanë që u kanë shpëtuar atentateve për vrasje
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 29 May 2017
Katër nga 45 presidentët amerikanë janë vrarë në disa nga atentatet më misterioze te historisë amerikane.
Por shumë Presidentë arritën të arratiseshin nga përpjekjet për vrasje falë truprojave të zellshëm, plumbave që shkunn huq dhe fatit të çmendur.
Lincoln dhe Kennedi nuk mundën të shpëtonin por syri.net ju njeh me disa presidentët amerikanë, përfshirë edhe Donald Trump, të cilat u kanë shpëtuar atentateve për ekzekutimin e tyre.
1-Andrew Jackson
Presidenti Andrew Jackson po dilte nga funerali i një përfaqësuesi të Shtëpisë së Bardhë kur një shtetas anglez i doli para në Portikun Lindor, dhe i drejtoi një pistoletë.
Ai nxori armën dhe qëlloi…nuk ndodhi asgjë pasi arma ishte bosh, raporton “Syri.net”
2- Theodore Roosevelt
Presidenti Theodore Roosevelt u shpëtua nga letrat e fjalimit të tij pasi një vrasës e qëlloi në gjoks me një revolver në vitin 1912. Plumbi u pengua nga letrat e shumta që frenuan plumbin, edhe pse presidenti u plagos lehtë.
3- Franklin D. Roosevelt
17 ditë përpara përurimit të parë presidencial të Franklin D. Roosevelt, presidenti i zgjedhur zbriti nga jahti i tij dhe mbajti një fjalim të shkurtër në Florida më 15 shkurt 1933. Kryebashkiaku i Çikagos ,Anton Cermak, iu afrua Rooseveltit për një bisedë por në atë moment, hapi zjarr, shkruan syri.net. Roosevelt doli nga sulmi i padëmtuar, por Cermak u plagos rëndë.
4- Richard Nixon
Përpjekja tronditëse për vrasjen e Nixon-it erdhi më 22 shkurt 1974. Një sulmues, i identifikuar si Samuel Byck vrau një polic në aeroportin ndërkombëtar të Uashingtonit, u përplas me kontrollin e sigurisë dhe hipi në avion. Orë më parë, ai kishte dërguar një kasetë në “Uashington Post” duke detajuar planin e tij për të rrëmbyer një avion dhe ta përplasje atë në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim që të vriste Nixonin.
5- Ronald Reagan
Ronald Reagan i ka shpëtuar për “një qime” një përpjekjeje për vrasje më 30 mars të 1981-it,
Një sulmues hap zjarr ndërkohë që presidenti po udhëtonte me limuzinë nga Uashingtoni. Sekretari i Shtypit James Brady pësoi dëmtime në tru dhe një agjent sekret dhe një oficer policie u plagosën gjithashtu.
Reagan u qëllua një herë në gjoks dhe pësoi gjakderdhje të rëndë por arriti të shpëtonte sërish. shkruan “Syri.net”
6- Bill Clinton
Presidenti Bill Clinton ishte subjekt i disa tentativave për vrasjeve gjatë qeverisjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Tre sulme ndodhën në vitin 1994. Tre sulmues të ndryshëm u përpoqën të vrisnin bashkëshortin e Hillaty Clinton me armë, ta shtypnin me makinë, apo ta sulmon në rrugë. Por Bill ia doli t’i shpëtonte të gjithë këtyre sulmeve të egra.
7- George W. Bush
Robert Pickett, një ish-punonjës i IRS-së qëlloi me breshëri plumbash në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2001, përpara se një agjent i Shërbimit Sekret ta qëllonte.
Presidenti George Bush ndodhej në zonën e banimit të Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, shkruan syri.net .Por ia u përball me një tjerr atentat gjatë një tubimi më 2005-ën, ku sulmua me granata.
8- Barack Obama
Ndërsa Barack Obama ishte ende një kandidat për president në vitin 2008, dy supremacistë të bardhë, komplotuan për të vrarë 102 qytetarë afrikano-amerikanë.
Komploti i tyre do të kulmonte me vrasjen e Obamës. Por policia zbuloi komplotin e dhe arrestoi dy sulmuesit.
Më vonë, në vitin 2011, një sulmues hapi zjarr në Shtëpinë e Bardhë, pasi pretendoi se Obama ishte anti-Krisht. Por ai nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në kohën e të shtënave.
9-Donald Trump
Kur ishte ende kandidat për president, Numri një i Amerikës u sulmua nga një student britanik në një tubim.
Por ai arriti të ndalohej nga shërbimet e sigurisë, dhe sipas raporteve i riu mbante armë.
Të tjera
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...