Nga Bale te Mbappe, 10 sulmuesit që kanë humbur më shumë raste në Champions
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 21 February 2019
Të gjithë janë gati t’i bëjnë komplimente atyre që shënojnë më shumë. Në fakt, është shumë e lehtë të bëhet një renditje e golashënuesve më të mirë. Më pak e lehtë është të zbulosh se cilët janë “shpërdoruesit” më të mirë të Champions League. Një renditje e tillë është bërë nga “The Sun” dhe emrat janë me të vërtetë befasues.
10
Në vendin e dhjetë është ylli i Real Madrid, Gareth Bale. Numri 11-të i “Los Blancos” ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste deri tani, por ka humbur po aq gola sa ka shënuar (3).
9
Vendi i nëntë mbahet nga Harry Kane. Është e vërtetë, ka humbur tre raste të pastra për gol, por, ndryshe nga kampionë të tjerë të pranishëm në këtë liste me 3 gabime, ai ka realizuar 4 gola, të shoqëruar me një asist. Nga ana tjetër, “Uragani” është një fenomen na yror dhe nuk do të ishte normale po të mos shkaktonte ndonjë dëm.
8
Një hap i vogël mbrapa për Gabriel Jesus. Edhe numri 33 i Manchester City-t të Guardiola-s ka humbur 3 raste të pastra në këtë edicion të Champions League, por ka shënuar po aq sa Bale, tre. Më pak se Kane, gjithsesi. Madje, ndryshe nga uellsiani dhe anglezi, ai nuk ka dhënë asnjë asist.
7
Është Topi i Artë afrikan dhe konsiderohet një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por edhe Mohamed Salah ka gabuar plot 3 raste të pastra. Gabimi i fundit, nëse mund të konsiderohet një shpërdorim nga ana e egjiptianit, ka ardhur për shkak të një mrekullie të Neuer. Gjithsesi, edhe Salah ka shënuar 3 gola në këtë edicion të Champions League.
6
Breel Embolo, qendërsulmuesi i Schalke, ka gabuar një gol më shumë se lojtarët e mësipërm: 4. Ndër të tjera, ai ka shënuar vetëm një gol në këtë Champions.
5
Në vendin e pestë gjejmë belgun Dries Mertens. Ylli Napoli-t ka shënuar tre gola në këtë Champions, por ka shpërdoruar plot katër raste. Megjithatë, duke parë emrat e kësaj liste, lojtari i Ancelotti-t nuk duhet të ndihet shumë keq.
4
“Italiani” tjetër që ndan numrin e rasteve të humbura me Mertens është Mauro Icardi. Duhet thënë se ish-kapiteni i Inter ka realizuar katër gola në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, por është befasuese që një sulmues si ai, i cili nuk fal zakonisht para portës, të ketë gabuar kaq shumë.
3
Icardi nuk është i vetmi sulmues race që ka gabuar kaq shumë në këtë sezon të Champions League. Një tjetër emër befasues është ai i Robert Lewandowski, i njohur në të gjithë botën e futbollit si një vrasës para portës. Polaku, ashtu si argjentinasi, ka shpërdoruar 4 raste të pastra. E pazakontë për një si ai. Sigurisht, rivalët e Bayern mund ta falënderojnë për mëshirën e treguar: nëse do të kishte shënuar edhe në ato katër raste, tani ai do të ishte në kuotën e 12 realizimeve në këtë Champions.
2
Katër gola dhe katër asiste në Europë. Kylian Mbappe, e vështirë të besohet, mban vendin e dytë në këtë renditje. Francezi ka shpërdoruar plot gjashtë raste para portës. Gjëra që ndodhin. Në fund të fundit, është më mirë të përqendrohet te gjërat e mira që ka bërë.
1
Një gol, dy asiste dhe plot tetë raste të shpërdoruara. Lojtari që kryeson këtë renditje është Sadio Mane. Siç ka treguar edhe në ndeshjen e luajtur kundër Bayern Munich, senegalezi nuk është shumë i përqendruar kur del para portës. Nuk mund të kesh gjithçka në jetë, apo jo Klopp?
Të tjera
-
KFOR: Britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie
KFOR-i ka njoftuar se regjimenti Mbretëror britanik nga Yorkshire, i cili mbr...
-
Cila ishte rëndësia e takimit të liderëve ballkanikë me Von Der Leyen?
Edhe për pesë vitet e ardhshme, Ursula Von Der Leyen do të jetë Presidente e ...
-
Lekaj i bindur që qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ...
-
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore
Gazetarja serbe Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen...
-
Ambasada britanike në Kosovë, nis fushatën për përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur fushatën se nuk mund të ket...
-
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karn...
-
25 vite të RTK-së, “shpërthen” Fatmir Spahiu, ka disa kritika
Aktori i humorit, Fatmir Spahiu ka reaguar për 25 vjetorin e Radio Televizion...
-
Vra*sja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij
Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nad...
-
Edhe Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasj*es së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vra...
-
Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë
Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente n...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell,...
-
Konkursi për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë, na ka mbështetur
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar ...