Sport

Neymari i ofrohet Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 15 June 2018

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka kohë që kërkon ta transferojë Neymar, megjithatë sulmuesi brazilian i është ofruar Barcelonës nga përfaqësuesit e tij, teksa drama rreth së ardhmes së tij vazhdon të rritet.

Është shndërruar në sagë vjetore, me rezultatin përfundimtar kontratë të re apo largim për ish-yllin e Santosit.

Verën e vitit 2017, Neymar e braktisi Barcelonën për të kaluar në Paris Saint-Germain për një shumë rekord botëror në tregun e transferimeve.

-Advertisement-

Babai i tij ka ndikim të madh në 26-vjeçarin, dhe mësohet se klubet më të mëdha evropiane janë kontraktuar nga përfaqësuesit e tij duke ua ofruar atyre shërbimet e tij në rast se ai largohet nga kryeqyteti francez.

Para pak ditësh, Barcelona është kontraktuar dhe i është ofruar Neymari sërish.

Synimi i atij veprimi ishte të mësohej nëse Maria Bartomeu do të ishte i interesuar për ta kthyer në “Camp Nou” përfaqësuesin brazilian, edhe pse një gjë e tillë konsiderohet zor e realizueshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera