Neymar “thyen” heshtjen: Duan apo s’duan tifozët unë do qëndroj te PSG
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 20 July 2023
Neymar duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar në muajin maj dhe është gati për sezonin e ri. E ardhmja e tij ka qenë tepër e diskutuar me tifozët e Paris Saint-Germain që janë vendosur kundër yllit brazilian. Megjithatë, vetë sulmuesi duket se nuk i merr shumë në konsideratë ultrasit francezë dhe shprehet se duan apo sduan ata, ai do të qëndrojë në Paris edhe për sezonin e ardhshëm.
“Shpresoj të luaj me PSG, nuk ka shumë për të thënë rreth se ardhmes sime. Kam një kontratë me Parisin dhe deri tani klubi nuk më ka komunikuar ndonjë vendim. Dëmtimi në kyçin e këmbës ishte i rëndë, ishte një periudhë e vështirë për mua. Por, tani shoh përpara dhe dua të rikthehem në formën më të mirë. Fitoret dhe titujt janë të rëndësishëm, por në këtë moment dua vetëm të luaj sërish futboll të bukur”, u shpreh Neymar.
Ndër të tjera, 31-vjeçari zbuloi për herë të parë se disfata nga penalltitë në Botërorin e Katarit përballë Kroacisë e bëri të vuante shumë. Neymar tregoi se kishte qarë për pesë ditë me radhë, madje kishte menduar edhe të tërhiqej nga kombëtarja Selecao.
“Të them të drejtën pas Botërorit mendova të tërhiqem nga kombëtarja. Nuk doja të luaja më për kombëtaren, por tani kam ndryshuar mendim. Për mua ishte shumë e vështirë të shihja familjen time të mërzitur, por duhet ta kalojmë dhe të mendojmë për më të mirën.
Për mua ishte shumë e dhimbshme që ëndrra për të fituar nuk u bë realitet. Kam qarë për pesë ditë me radhë. Nëse do të ishte në dorën time do hiqja dorë edhe nga goli në ndeshjen me Kroacinë. Le të mbyllej ndeshja 0-0 dhe më pas të humbisnim, por ishte shumë e rëndë sepse kaluam të parët në avantazh, u barazuam dhe në fund u mposhtëm”, tha Neymar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...