Sport

Neymar – PSG, a do të largohet lojtari? Kjo është marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 03 December 2018

Javët e fundit është folur shumë për një largim të mundshëm të Neymar nga Paris Saint – Germain.
Braziliani është thënë se është i pakënaqur në Francë, dhe thuhej se ai po e konsideron një rikthim në La Liga.

Neymar kishte kaluar në Paris nga Barcelona në një marrëveshje që i siguroi katalunasve 222 milionë euro.

Thuhej se kjo marrëveshje përfshinte edhe mundësinë e brazilianit për tu larguar nga Franca gjatë verës së ardhshme.

-Advertisement-

Mirëpo, “Telefoot” shkruan se klauzola e brazilianit nuk e përfshinë një gjë të tillë.

Megjithatë, braziliani e ka bërë tejet të qartë se një rikthim në Barcelonë do ta bënte atë më të lumtur.

Barca në anën tjetër nuk ka mbyllur dyert për Neymar, duke lënë të kuptohet se gjithçka mbetet e hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera