Sport

Neymar, nën akuzë për dhunë seksuale

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 04 June 2019

Ndërsa Brazili po përgatitet për “Copa Amerika”, që starton më 14 qershor, Neymar po përjeton një situatë delikate.

Ditën e premte një vajzë, identiteti i së cilës nuk është publikuar, bëri një denoncim në një rajon policie të Sao Paulos kundër Neymarit, duke e akuzuar për përdhunim më 15 maj në një hotel në Paris.

Në rrëfimin e saj, vajza thekson se u njoh me Neymarin nëpërmjet Instagramit dhe se sulmuesi e ftoi në Paris.

-Advertisement-

Neymar dhe vajza u takuan në një hotel të kryeqytetit francez, me sulmuesin që në një moment të caktuar të raportit me vajzën filloi të tregohej agresiv, duke kryer raporte intime kundër vullnetit të saj.

Neymar nga ana e tij reagoi nëpërmjet një videomesazhi, duke mohuar të gjitha akuzat dhe duke publikuar mesazhet e shkëmbyera me vajzën në fjalë, në periudhën mars-maj, si dhe disa foto të saj në veshje intime.

Një veprim ky që shtyu policinë të hapte hetimet, pasi në Brazil është krim publikimi dhe shpërndarja e mesazheve dhe videove me përmbajtje seksuale dhe dënohet me 1-5 vite, kohë që zgjatet nëse kjo ndodh për hakmarrje apo poshtërim të viktimës pas kryerjes së raporteve seksuale.

Pikërisht për këtë arsye, Neymar e fshiu mesazhin e tij nga rrjetet sociale, megjithatë telashet e tij nuk mbyllen këtu. Në të vërtetë, vajza ka dorëzuar në polici materiale filmike, që sipas personave të autorizuar për t’i parë ato, konfirmojnë versionin e saj të ngjarjeve.

Për më tepër, në një raport mjekësor të publikuar pas kryerjes së ekzaminimeve nga vajza theksohet se ajo kishte hematoma në trupin e saj si dhe probleme gastrike, dhimbje, humbje peshe dhe stres postraumatik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera